Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Arban Abrashi, ia ka numëruar Shpend Ahmetit shkeljet, që sipas tij, i ka bërë i pari i kryeqytetit përgjatë qeverisjes katërvjeçare. Abrashi thotë se, duke u bazuar në raportin e auditorit, mandati i Shpendit është shënuar me plot parregullsi e shkelje.
Keqmenaxhimi i buxhetit, parregullësi në lejet ndërtimore, rekrutim i jashtëligjshëm i punëtorëve, dobësi në ekzekutim të kontratave, dobësi në menaxhimin e tatimit në pronë, janë vetëm disa nga të metat e qeverisjes së Shpend Ahmetit, që sipas Abrashit, kanë ndodhur në kryeqytet.
Të gjitha këto Abrashi thotë se dëshmohen në raportin e Zyrës së Auditimit.
Shkrimin e plotë të Arban Abrashit e gjeni më poshtë:
“KOMUNA E VV 2013-2017
Paaftësi në shpenzim buxheti, paaftësi në planfikim buxheti, paaftësi në realizim të të hyrave.
Nuk respektohet ligji, nuk dinë të menaxhojnë, nuk ka kontrata.
Staf i përkohshëm, i vonojnë pagat, nuk i llogarisin mirë pagat.
Nuk ka raporte, nuk ka efektivitet, nuk i paguajnë borxhet me kohë, nuk i mbledhin borxhet me kohë.
Prapë mosrespektim i procedurave të ndërtimit, prapë mosrespektim i procedurave të prokurimit.
Dobësi në procedurat për subvencione dhe mallëra, dobësi në ekzekutim të kontratave, dobësi në menaxhimin e tatimit në pronë.
Parregullësi te lejet ndërtimore, rekrutim i stafit kundërligjshëm, largim i punëtorëve nga puna kundërligjshëm.
Edhe 4 meShpendin? Shihni më poshtë se çfarë “edhe 4” tjera i premton ai. Nuk po e them unë, po e thotë Zyra Kombëtare e Auditimit.
Këtu po ju paraqesim me fakte vetëm ato pjesë të shkeljeve që janë evidentuar në raportet e auditimit dhe që kanë ndikuar direkt në rënien e buxhetit të Komunës dhe humbjet në realizimin e investimeve në Prishtinë:
1) Dobësi në planifikim dhe në realizim të buxhetit
2) Realizim i ulët i të hyrave
3) Përdorimi i fondeve ne kundërshtim me ligjin për ndarje buxhetore
4) Dobësi në menaxhimin e të hyrave
5) Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve
6) Avancet e pa mbështetura me kontrata
7) Vonesa në përfundimin e projekteve
8) Angazhimi i parregullt me staf të përkohshëm
9) Pagesat e pa rregullta dhe te pa sakta për paga
10) Dosjet e pa kompletuara për personelin
11) Mungesa e raporteve mbi formën e shpenzimeve te mjeteve
12) Jo efektivitet ne mbledhjen e borxheve
13) Mos kryerja me kohë e obligimeve
14) Dobësi në procedurat dhe pagesat e subvencioneve dhe mallrave
15) Mos hartimi i projekteve zbatuese pa plan detal të ndërtimit
16) Mos respektim i procedurave të prokurimit
17) Dobësi në ekzekutimin e kontratave
18) Humbje e përkrahjes nga donatorët
19) Dështim në zbatimin e procedurave të pagesave
20) Angazhimi i personelit në kundërshtim me LMFPP
21) Rekrutimi i stafit ne kundërshtim me rregulloret dhe udhëzimeve administrative
22) Pa rregullsi në dhënien e lejeve ndërtimore
23) Largimi i punëtorëve nga puna pa bazë të arsyeshme ligjore
24) Dobësi në menaxhimin e tatimit ne pronë
25) Mungesë e mekanizmave për menaxhimin e garancioneve
26) Inkasim i të hyrave të paligjshme dhe dëmtim te investitorëve dhe qytetarëve
27) Hyrja në obligime financiare në kundërshtim me LMFPP dhe krijimi i kostove shtesë të interesave dhe gjobave
28) Ekzekutimi i shpenzimeve nga kodi i investimeve kapitale te cilat i përkasin kategorive mallra dhe shërbime
29) Zbatimi me vonese i vendimeve te KPMSHC
30) Pranimi i shërbimeve para nënshkrimit të kontratës
31) Gjenerimi i shpenzimeve shtesë të panevojshme
Humbjet në investimet kapitale në katër vitet e fundit janë si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit. Keqmenaxhimi financiar në Komunë të Prishtinës nuk është vlerësim politik por është fakt dhe është evidentuar edhe në raportet e auditimit të bëra vit pas viti nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative.
Raportet e auditimit tregojnë që Komuna e Prishtinës nën qeverisjen e Ahmetit ka pas defekte serioze.