Adelina Berisha me pushime në ShBA, sjell poza atraktive nga Chicago

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është larguar së fundmi nga Kosova.

Aktualisht ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka shkuar për vizitë te motra e saj, Dafina.

Berisha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Ajo nuk ka hezituar që të vërë në pah linjat e saj atraktive të trupit, ndërsa ka marrë poza joshëse në lokacione të ndryshme të Chicagos.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit nuk mungojnë, shumë prej të cilëve vazhdojnë ta komplimentojnë për vijën e trupit.

Adelina përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor “Valla”, të cilin e solli pak muaj më parë dhe u prit shumë mirë nga fansat.

Të ngjashme