Ademi për vizitë dyditore në Serbi

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:19 | Nga

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi sot dhe nesër do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, Ademi sot në Beograd do të realizojë takim me përfaqësuesit e pakicës nacionale maqedonase dhe partive politike të maqedonasve në Republikën e Serbisë. Nesër ministri Ademi do të ketë takim bilateral me ministrin e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme