Administrata e Deçanit s’e zgjat orarin e punës

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 10:35 | Nga

Komuna e Deçanit këtë verë nuk do të jetë e hapur përtej orarit të zakonshëm të punës pasi, sipas drejtuesve të kësaj komune, deri tashti nuk ka kërkesa për zgjatje të orarit, pavarësisht numrit të madh të mërgimtarëve të ardhur në pushime.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunale në Deçan dhe deri tashti, sipas tij, nuk është parë e nevojshme zgjatja e orarit të punës gjatë sezonit veror, sikurse ka ndodhur vite më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Por nëse do të ketë kërkesa, sipas kreut të Komunës, dyert e administratës do të hapen për mërgimtarët edhe ditëve të vikendit. “Si administratë jemi të gatshëm të jemi pranë qytetarëve, sidomos në ketë sezon pranë bashkatdhetarëve”, është shprehur Ramosaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme