Adresimi i presidentit Thaçi për fundvit, 2019-ta vit i proceseve të mëdha

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 18:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është adresuar qytetarëve të Republikës së Kosovës për të dhënë urimin e tij për Vitin e Ri.

Kreu i shetit ka uruar qytetarët për vit të mbarë, duke shtuar se 2019-ta do të jetë vit i proceseve të mëdha.

Urimi i plotë i presidentit Thaçi për festën e Vitit të Ri:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, zonja dhe zotërinj mirëmbrëma

Në këtë ditë të fundit të vitit gjithë vëmendja është të gëzimi dhe lumturia, te kënaqësia që sjellë familja që bëhet bashkë.

Duhet t’i përmendim kujtimet që kemi, të hidhurat e të lumturat, do t’i kujtojmë ata që sakrifikuan për lirinë, çlirimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.

Do t’i respektojmë ata që punojmë ditë e natë për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit tonë por në çdo kujtim duhet të jetë atdheu ynë Kosova, për rrugëtimin që kemi bërë bashkë dhe që do të vazhdojmë edhe më tutje për ndërtimin e një shteti me vlera të demokracisë qytetare, të një shoqërie shumetnike dhe të konsoliduar. Prandaj në ditën e fundit të këtij viti iu uroj shëndet suksese, lumturi dhe gjithë të mirat për ju personalisht dhe familjen tuaj.

Ju uroj guxim që të shohim përpara dhe të marrim vendime të drejta. Të guxojmë siç kemi guxuar gjithmonë t’i bëjmë realitet ëndrrat tona.

Ne kur kemi qenë bashkë, të pamundurën e kemi bërë të mundur, ëndrrat i kemi bërë realitet, gëzuar viti 2019, viti historik për Kosovën.

Të ngjashme