Aeroplani përplaset në një rrugë në Brazil

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona gjetën vdekjen kur një aeroplan i vogël u përplas në rrugë dhe u përfshi nga zjarri në Belo Horizonte, Brazil.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u rrëzua në një rrugë ku kishte makina, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i afërt Carlos Prates.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se aeroplani ra direkt mbi automjete.

Ndërkohë disa pamje të publikuara tregojnë zjarrin dhe tymin që shkaktoi ky aksident.

Sipas zjarrfikësve, aksidenti ka goditur automjete dhe deri më tani raportohet për tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme