Një aeroplan me pasagjerë i cili u përplas në det në afërsi të Indonezisë javën që shkoi, kishte probleme me indikatorin e shpejtësisë në katër fluturimet e fundit të tij.
Dëmtimet në këtë pajisje, që u tregon pilotëve se sa shpejtë janë duke fluturuar aeroplanët e tyre, u zbuluan pas gjetjes së incizimeve në kutinë e zezë.
Fluturimi Lion Air JT 610, në të cilin gjendeshin 189 persona, u përplas pak minuta pasi u nis nga kryeqyteti indonezian Jakarta.
Familjarë të pasagjereve janë përballur me zyrtarët indonezian në një konferencë ditën e hënë. Ata kanë kërkuar të dinë se pse aeroplani u lejua të fluturojë si dhe kanë kërkuar të mos ndalen përpjekjet për kërkim.
Arsyet e përplasjes ende mbeten të paqarta.