Aeroplani s’mund të zbresë në aeroportin e Stambollit shkaku i stuhisë, detyrohet të ngritet përsëri

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan ka ndërprerë përpjekjen për ulje në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gokcen” si pasojë e një stuhie të fortë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se avioni ishte gati të ulej në aeroport, por u detyrua të ndalonte përpjekjen për ulje për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike të shkaktuara nga stuhia

Avioni u ngrit sërish pa prekur pistën për të pritur kushte më të sigurta dhe për të tentuar një tjetër ulje më vonë.

Të ngjashme