Aeroporti në pritje të përgjigjes nga PP-ja për lirime të shërbimeve

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 10:47 | Nga

Me 14 tetor 2016, Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka paraqitur tek njësia e partneritetit publiko privat-PPP që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave propozimin për të ofruar shërbimet e trajtimit në tokë për 50% më lirë për të gjithë operatorët ajror të cilët nuk bartin mallra, por bartin vetëm pasagjerët dhe bagazhin e tyre.

Janë bërë më shumë se pesë muaj dhe aeroporti është ende në pritje të një përgjigje që të vazhdohet tutje me zhvillimin e linjave të reja ajrore dhe me nxitjen e kompanive ajrore që të ofrojnë fluturime shtesë në destinacionet ku ka më shumë kërkesa për shërbime ajrore dhe kështu të ndikohet për aq sa është e mundur që të ketë bileta me çmime shumë atraktive të ofruara në tregun e Kosovës.

Mësohet se kompania Limak është në kontakt të përhershëm me kompanitë ajrore që aktualisht ofrojnë shumë fluturime nga dhe për në Prishtinë dhe ka pranuar gatishmërinë e plotë që këto kompani të ofrojnë fluturime në shumë destinacione të reja por dhe rritje të numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese.

Po ashtu mësohet se një gatishmëri e tillë e kompanive ajrore vlerësohet si shumë e mirëpritur nga LIMAK/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, që zotohet të jetë në dispozicion dhe të japi maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” tu ofrohen oferta sa më atraktive dhe të përshtatshme.

Të ngjashme