Aeroporti i Vlorës gati brenda 2020-ës

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 09:25 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë hapjes së sezonit turistik në Orikum, u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës, punimet e të cilit do të fillojnë shumë shpejtë, do të jetë gati brenda vitit 2020.

Kryeministri theksoi nga Orikumi se ndërtimi i aeroportit do të lehtësojë qarkullimin për banorët e jugut të vendit dhe se qeveria është duke negociuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.

“Jemi duke diskutuar e negociuar kontratën për Aeroportin e Vlorës, ku besojë se do të nis nga puna nga së shpejti. Një investim me vlerë të konsiderueshme për një port të re hyrëse e dalëse që konkuron aeroportin e Rinasit dhe krijon lehtësira për udhëtarët në zonën e jugut, por dhe për turistët. Kam bindjen se do ndërtojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë sesa parashikohet e shpresojë të dali siç e kam unë bindjen e shpresojë ta kemi të hapur aeroportin brenda vitit 2020”, përfundoi Rama.

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme