Afro 240 mijë armë pa leje në Kosovë

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 08:17 | Nga

Numri i madh i armëve që mbahen pa leje vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët dhe vetë institucionet e sigurisë. Sipas hulumtimit të fundit që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, supozohet se janë rreth 240 mijë armë pa leje në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky numër është më i vogël për afro 100 mijë armë nga hulumtimi paraprak. Deri më tani nga paslufta janë lëshuar rreth 50.000 leje për armë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MPB-së, dhënë gazetës të mërkurën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme