Afro 90% të votave të numëruara në Mitrovicë, Bedri Hamza vazhdon të jetë mbi 50 për qind

| 17 Tet 2021 | 21:55 | Nga

Bedri Hamza, kandidat për të parin e Komunës së Mitrovicës, ka marrë 54,77 për qind të votave nga 89,22% të numëruara nga KQZ’ja.

Pas tij radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33,65 për qind.

Armend Agolli, kandidati i LDK’së për Mitrovicën, është i treti me 11,58 për qind të votave.

Nga gjithsej 78,546 të votave, 70,077 janë përpunuar në Mitrovicë.

Të ngjashme