Agani: Pandemia Covid-19 ka dobësuar aftësitë për të kontrolluar impulset agresive

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Pandemia Covid-19 ka lënë pasoja afatgjata për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve.

Madje, e njëjta ka ndikuar shumë edhe në shëndetin mendor të qytetarëve nga mbyllja dhe izolimi që përjetuan këta të fundit.

Neuropsikiatri Ferid Agani për Front Online ka folur edhe për këtë çështje.

Ai, thotë se pandemia Covid-19 ka shkaktuar traumë psikologjikë për mbarë njerëzimin.

Dhe, si pasojë e kësaj njerëzit nuk po mund të kontrollojnë impulset agresive.

“Pandemia Covid 19 ka paraqitë traumë kolektive psikologjike për mbarë njerëzimin, që në maksimum ka shpenzuar fuqitë përballuese psiko-sociale të njerëzve dhe që në masë të madhe ka dobësuar aftësitë e tyre për të kontrolluar në mënyrë adekuate impulset agresive”, ka deklaruar Agani për Front Online.

Agani, ka kërkuar që të kihet kujdes të shtuar jo vetëm në mënyrë individuale por edhe institucionale në mënyrë që të zvogëlohen pasojat nga shëndeti mendor.

“Natyrisht se sfidat e njerëzimit dhe shoqërisë tonë nuk ndalen, kështu që nevojitet kujdes i shtuar, si individual ashtu edhe institucional, për tu zvogëluar pasojat në rrafshin e shëndetit mendor të situatave të ngjashme, që janë të paevitueshme”, ka shtuar ai.

Të ngjashme