Agim Aliu priti në takim drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:11 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori shëndetësisë dhe mirëqenies, Besnik Berisha paraditen e sotme kanë pritur në takim drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës. Në këtë takim, Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka njoftuar Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu se Komuna e Ferizajt është njëra ndër 3 qendrat e përzgjedhura për të bërë hulumtimin lidhur me shqetësimet e mjekësisë primare si dhe avokimin në rang kombëtar të problemeve të evidentuara.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin edhe të drejtat e punëtorëve shëndetësor, kushtet e punës në institucionet shëndetësore në nivel lokal si dhe investimet në këtë sektor.

Aliu falënderoi drejtuesit e FSSHK-së për vizitën duke u shprehur “Qeverisja ime mirëpret çfarëdo iniciative që shërben për identifikimin e themeltë të problemeve në mjekësinë primare. Në kuadër të politikave tona shëndetësore, kemi ndërmarr edhe në nivel lokal disa veprime siç është themelimi i Këshillit Konsultativ të Profesionistëve Shëndetësor, mekanizëm ky që ka filluar punën në identifikimin e problemeve në shëndetësinë lokale si dhe ofrimin e propozimeve për zgjidhjet profesionale. Edhe në suazat e kompetencës lokale, kemi plane konkrete për përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësor dhe mirëfunksionimin tërësor të sistemit shëndetësor. Unë jam avokat i të drejtave të punëtorëve shëndetësor. Për fat të keq, qeverisja e kaluar ka lënë një shije të keqe dhe traumë tek punëtorët shëndetësor, mirëpo unë jam i vendosur që të drejtat e tyre t’i promovoj vazhdimisht si dhe të shërbej fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivel lokal”, tha Aliu.

Ky takim u realizua në kuadër të hulumtimit që do të realizoj FSSHK për shërbimet e mjekësisë primare në Ferizaj, mbështetjen e së cilës ia konfirmoi edhe Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Image may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, sitting and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme