Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se pozita e kryeministrit dhe ajo e presidenti janë shumë që t’i marrë VV-ja, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, nuk janë duke insistuar për postin e presidentit në diskutimet e tyre për koalicion me Vetëvendosjen, por se ky post u takon atyre.
“Sigurisht kur të na ftojnë ne do të kemi një takim. Ne nuk po insistojmë po për presidentin, por ne mendojmë se na takon dhe të ketë një bilanc politik sepse edhe kryeministri edhe presidenti janë shumë për VV-në”.
“Ne jemi të hapur për bisedime, ky koalicion duhet të bëhet me mirëbesim”.
“Me gjermanët dhe amerikanet kemi takime te rregullta që janë në interes për dy partitë”.
Këto deklaratë ai e bëri për medie nga selia e LDK-së ku janë duke qëndruar dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.