Agim Veliu shkruan për LDK-në, nuk e përmend askund Abdxhikun

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Agim Veliu ka shkruar për 31 vjetorin e themelimit të LDK-së në Podujevë. Ai ka falënderuar votuesit e tij, duke iu premtuar se do të jetë ‘në shërbim të tyre’.

Në shkrimin e tij, Veliu nuk e përmend askund kryetarin e ri të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, derisa thotë se kjo parti, gjithmonë do ta ketë prioritet ‘interesin nacional të vendit”.

Shkrimi i plotë i z.Veliu:

Të nderuar anëtarë, aktivistë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Sot, në 31 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, partisë së parë me vlera demokratike e institucionale, lëvizjes së parë politike në vend, uroj gjithë strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së, këtë ditë të rëndësishme për Podujevën por edhe gjithë Kosovën.

Kujtojmë dhe nderojmë sot themeluesin, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova si dhe gjithë veprimtarët, aktivistët që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë, duke pasur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të saj, për çka edhe sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e poashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës.

LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit.

Urime!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës,

Zoti e bekoftë LDK-në!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme