Agim Veliu ushtron padi për shpifje kundër kandidatit të VV’së në Podujevë

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 16:47 | Nga

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme ka denoncuar padi për shpifje kundër kandidatit për kryetar të kësaj komunë nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Poterës

Lajmin e ka bërë të ditur pala mbrojtëse e Veliut, avokati, Besnik Berisha.

Padia ka të bëjë me deklaratat që Ajet Potera i ka dhënë ditë më parë në një emision televiziv në të cilin ka deklaruar se kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu kishte marrë haraç për dhënien e një lejes së biznesit.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, më datë 16 tetor 2017, me kërkesën dhe autorizimin e z. Agim VELIU, aktualisht Kryetar i Komunës së Podujevës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, është ushtruar padi për shpifje kundër z. Ajet POTERA, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Objekti i padisë ka të bëjë me deklarimin e z. Ajet POTERA, në emisionin “Interaktiv” të mediumit KOHA Vision (KTV), të datës 10 tetor 2017, i cili në mes tjerash kishte deklaruar se z. Agim VELIU kishte marrë haraç për dhënien e një leje të biznesit.
Z. Agim VELIU i cilëson këto deklarime si të pavërteta, tendencioze dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Z. VELIU pret nga Gjykata që të aprovojë kërkesëpadinë si të drejtë dhe të ligjshme brenda nje afati kohor te arsyeshëm.

Të ngjashme