Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon gatishmëri nga institucionet dhe fermerët për parandalimin e sëmundjes “Mortaja Afrikane e Derrit”

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar nga fermerët që mbajnë derra në fermat e tyre të ngritin nivelin e biosigurisë.

Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara ne WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e kafshëve ), thuhet se ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit ne shtetet përreth.

“Në Shqipërisë dhe Malit te Zi tek popullata e derrave të egër. Se fundmi janë prekur fermat e derrave të butë ne shtetin e Serbisë ne afërsi me kufirin e Kosovës. Andaj urdhërohen të gjithë fermerët mbajtës të Derrave qe të ngritin nivelin e biosigurisë ( masat vetëmbrojtëse) ne fermat e tyre. Duke aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje daljeve në ferma. Përmes secilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit”, shkruan në njoftimin zyrtar të kësaj Agjencie.

Ajo ka kërkuar ngritjen e nivelit të gatishmërisë për institucionet relevante lokale dhe qendrore siç janë: Komunat, MBPZHR, APK, Federata e Gjuetarëve të Kosovës me shoqatat e tyre ne nivel vendi, për marrjen e masave te nevojshme për rastet e dyshimta nga tereni.


Secili qytetarë e në veçanti fermerë sipas kësaj agjencie duhet të lajmëroj nëse sheh ndonjë derr të ngordhur apo nëse ka dyshime në sëmundje tek ferma.

Të ngjashme