Sputnik: Në Kosovë janë pesë kampe të ISIS-it

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 15:21 | Nga

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik, e cila është e afërt me pushtetin ne Rusi, ka shkruar një artikull rreth ekstremizmit islamik në Kosovë

Duke iu referuar “burimeve anonime”, Sputnik shkruan se ekzistojnë të paktën pesë kampe në Kosovë ku thuhet se bëhet radikalizmi i të rinjve kosovarë dhe rekrutimi i tyre për të luftuar për ISIS-in.

“Të paktën janë pesë kampe të ISIS-it në Kosovë në vendosura në pjesë të ndryshme të vendit”, një burim i afërt me inteligjencën ruse i ka thënë Sputnik-ut.

“Në një intervistë për ‘Sputnik’, burimi i afërt me inteligjencën ka mundur të tregojë të paktën pesë kampe të ISIS-it, të vendosura kryesisht afër kufijve të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Kampet më të mëdha janë të vendosura pranë qyteteve si Ferizaj dhe Gjakova, dhe po ashtu edhe në një pjesë të Deçanit, ndërsa kampe më të vogla janë edhe në Prizren e Pejë”, shkruan Sputnik, duke iu referuar “burimit të vet anonim”.

Shkrimi vazhdon duke thënë se terroristët ushtrohen edhe për betejë dhe ushtrimet bazike i marrin nga ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ata i mësojnë të rinjtë të mbajnë armën dhe mësime të tjera bazike”, shkruan Sputnik.

Agjencia ruse për këtë çështje ka realizuar edhe një intervistë me Fadil Lepajën, drejtor i Qendrës për Studime Ballkanike, i cili ka deklaruar se “pasi që kufijtë në mes Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, janë vetëm në letër, ndjekja e islamistëve dhe rënia në gjurmët e kampeve është gati e pamundur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme