Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, në një konferencë për medie ka adresuar çështjen që ka të bëjë me monopol duke përmendur biletat e bashkatdhetarëve për të cilët ka thënë se paguajnë me mijëra euro për udhëtime në shtëpi dhe anasjelltas.
Ajo ka thënë se çmimi i biletave për bashkatdhetarët tonë është më i lartë se në rajon, raporton Ekonomia Online.
“Mërgata jonë që në shifra tejkalon 800 mijë qytetarët ose 30 për qind e popullatës së Kosovës që me punën e tyre përgjatë dekadave kanë bërë qe Kosova mos të kapitullojë. Ndërsa, sot në vend se të krijohen lehtësira për udhëtim, investim e pjesëmarrje në institucione ky pushtet e rrjep fillimisht me çmime astronomike të biletave”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se të gjitha këto po ndodhin për siç ka thënë shkak i marrëveshjeve të fshehta që janë zhvilluar nga kompanitë e biletave të udhëtimit e ku me shtetet nga të cilat vijnë një numër i madh i bashkatdhetarëve tonë këto bileta nuk i nënshtrohen tregut të lirë .
“Këto marrëveshje përmes operatorëve ekonomikë kanë bërë që kompanitë e tilla të përfitojnë në kundërshtim me ligjin me ligjin dhe bashkë me to edhe oligarkët politikë që i mbrojnë tani e pothuajse dy dekada. Më lejoni të theksoj se Kuvendi i Kosovë se pat miratuar ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në tetor të vitit 2010 dhe që nga ajo kohë ky autoritet herë funksionon e herë më shumë jofunksional ka qenë i pavullnetshëm për t’ i luftuar monopolet apo më mirë të them kartelat e kompanive të ndryshme në vend”, ka thënë ajo.
“Kësisoj institucioni i Autoritetit të Konkurrencës për kohë të gjatë për arsye që LDK dhe PDK nuk arritën të dërgonin njerëz të dëgjueshëm në këtë bord mbeti jo funksional deri në vitin 2015, por edhe pas kompletimit të këtij bordi ky i fundit i ngulfat inspektorët hetimor për të hetuar monopole të shumta në shtetin e Kosovës. Një autoritet i tillë ku nuk është funksional e dëmton vet konkurrencën e lirë në treg sepse tregu si i tillë nuk mund të vet rregullohet”, ka pohuar Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi, ka pohuar se kryetari i Autoritetit Rregullativ së bashku me bordin nuk janë të gatshëm t’i luftojnë monopolet në vendin tonë.