Agron Mustafa mban konferencë për shtyp për rastin e rrahjes

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 20:38 | Nga

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në lidhje me me rastin e sotëm të sulmit fizik ndaj tij nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

Konferenca mbahet nga ora 21:15 në zyrën qendrore të Telekomit (ndërtesa e Postës). Ekonomia Online do të transmetojë live me kamerë këtë konferencë.

Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët Nazim Sahiti dhe Avni Berisha të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e Telekomit.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë katër persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Drejtori i PTK-së gjatë ditës për medie ka thënë se asnjëherë nuk i kishte njohur më parë dy zyrtarët policorë që e sulmuan. Ai thotë se as nuk e di arsyen e sulmit.

Në polici deklarata krejtësisht të kundërta nga Mustafa kishin dhënë dy zyrtarët policorë. Sipas Avni Berishës, me Mustafën kishte një problem qysh para një jave. Ai përmend se shkak kishte qenë një foto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme