Ahmetaj: 189 vendvotime mund të rinumërohen, shkak parregullsitë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 15:08 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 99.88% të votave të numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 189 vendvotime nuk u proceduan si të rregullta për shkak se gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm janë vërejtur parregullsi, raporton EkonomiaOnline.

Burim Ahmetaj, drejtor i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR), ka thënë se aktualisht janë duke hetuar dhe verifikuar materialin nga këto vendvotime. Ai ka sqaruar edhe për parregullsitë që kanë hasur gjatë pranimit të materialit.

“Parregullsitë kanë qenë për shkak të shiritave sepse nuk është arsyetuar ndërrimi i shiritave apo ndryshimet procedural. Për shkak të gjitha këtyre parregullsive nuk ka mundur tu lejohet për të hyrë brenda dhe tash jemi në hetimin e të gjitha këtyre materialeve dhe rastet janë 189 ku që të gjitha kanë të bëjnë me pranimin e materialit të ndjeshëm”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, i mbetet KQZ-së që të marrë vendim për to, mirëpo akoma janë në procesin e hetimit.

“Për këto parregullsi do të përgatitet edhe një raport dhe do ti dërgohet KQZ-së me rekomandim që ato të procedohet si të rregullta e nëse vërtetohet që ka pasur edhe parregullsi të tjera ka gjasa që të rinumërohen”, tha Ahmetaj.

Janë diku rreth 30 mijë vota me kusht, ndërsa mbi 5 mijë vota me postë që nuk janë numëruar ende.

“Votat me postë pritet që sot të pranohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ndërsa numërimit të votave me kusht duhet ti prijnë edhe procese të tjera, siç është në bazë të procedurave skanimi i të gjithë votuesve që kanë votuar dhe bëjmë regjistrimin e votuesve me kusht dhe i krahasojmë votuesit që kanë votuar të rregullt dhe votuesit që kanë votuar me kusht”, tha Ahmetaj.

QNR aktualisht është në procesin e futjes së të dhënave të formularëve të rezultateve dhe skanimin e listave përfundimtare të votuesve dhe se 35% e materialit është proceduar deri më tani, raporton EO.

 

Të ngjashme