Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka kujtuar me vargje të dhimbshme ndarjen nga jeta të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ndërsa ka thënë se për këtë ngjarje dikush ka me dhënë përgjegjësi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se mendja i shkon vetëm te familja e Astritit.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e vetën? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenar se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm.
Astrit, u prehsh në paqe!