Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë në vendin ku ka ndodhur vrasja në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kjo vrasje ka ndodhur rreth orës 13:30, ku një person ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas edhe veten.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti nga Zyra për informim në PK, ka thënë për Ekonomia Online se të vdekur me armë zjarri janë tre persona.
LEXO EDHE: Vrasja e rëndë në “Dardani”, Policia konfirmon vdekjen e tre personave