Ahmeti: Do t’i largojmë të gjitha billboardet në Prishtinë

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 16:56 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se ditëve të fundit, Komuna po largon të gjitha billboardet nga rrugët e Prishtinës.

“Në të ardhmen, nëqoftëse do të ketë billboarde do të jenë në numër shumë më të vogël dhe në pronësi të komunës (ato që janë në hapësira publike)”, ka shkruar Ahmeti, në faqen e tij në Facebook.

“Fokusi në të ardhmen në murale e vepra tjera të artit publik”, ka shtuar ai.

Por, pikërisht sot, aktivistë të Vetëvendosjes kanë ndërmarrë një aksion “simbolik” duke zënë disa nga billboardet me fotografi të djalit të presidentit Hashim Thaçi. VV nuk ka saktësuar nëse ka marrë leje nga Komuna.

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: 1 person, cloud, sky and outdoorImage may contain: outdoor

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/vv-qet-ne-billboarde-luksin-e-djalit-te-presidentit-foto/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme