Ahmeti: Dyfishohet numri i familjeve që kërkojnë ndihma

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për humbjet e vendeve të punës në Kosovë dhe rënies së ekonomisë.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se numri i familjeve që kërkojnë ndihma është dyfishuar në dy javët e fundit në Prishtinë.

Për mosveprim me kohë ai po fajëson mosgatishmërinë e subjekteve politike për t’u dakorduar për një pako substanciale.

“Banka Botërore thotë se për shkak të pandemisë, parashikimi më pozitiv për Ks-2020 është rënie prej -4.5 % e skenari më i keq është -11 %. FMN thotë -5 %. Translation: 30-50 mijë vende të punës. Çdo ditë që vonohemi shkojmë prej skenarit të mirë te skenari i keq”.

“Kjo nuk është kritikë për dikënd për mosdije, është thirrje për të vepruar të gjithë bashkë. Kjo mosgatishmëri e subjekteve politike për me u dakordu për një pako të përbashkët substanciale, do të na kushtojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme