Ahmeti i njofton amerikanët “për qeverisjen e mirë në Prishtinë”

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 18:01 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga organizata për hulumtim analitik në fushën për politikë të jashtme “Atlantic Counsil”.

Delegacionit i printe zv.presidenti ekzekutiv, Damon Wilson, ish-drejtor për Evropë në Këshillin Nacional Amerikan, si dhe ish-drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të NATO-s.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë.

Sipas një komunikate nga Komuna e Prishtinës, Ahmeti i njoftoi mysafirëve “për qeverisjen e mirë në Prishtinë, transparencën radikale, si dhe luftën kundër krimit korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për funksionim të drejtë dhe funksional të administratës dhe institucionit në përgjithësi”.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme