Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti informon austriakët për qeverisjen në Prishtinë

Ahmeti informon austriakët për qeverisjen në Prishtinë

Një delegacion nga Austria, në përbërje të të cilit ishin edhe Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë​, Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Werner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në […]

Një delegacion nga Austria, në përbërje të të cilit ishin edhe Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë​, Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Werner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në kuadër të departamentit për Evropë dhe ish ambasadori i OSBE në Kosovë Gernot Pfandler.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve iu foli atyre për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndalimin e ndërtimve pa leje, transparencën radikale, reformën në administratë e shëndetësi dhe në përgjithësi për transformimin e konceptit të qeverisjes në komunë sa më afër interesave të qytetarëve.

Ndërkaq nënkryetari, Dardan Sejdiu prezantoi projektet kapitale të Komunës së Prishtinës, siç janë investimet në Trafikun Urban si pjesë e reformimit të transportit publik, investimet në fabrikën u ujit në Shkabaj, projektin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore të qytetit, investimet në infrastrukturë, në shëndetësi e arsim, si dhe projektet e planifikuara, sidomos ato në partneritet publiko-privat.

Mysafirët nga Austria, të kënaqur me ato që dëgjuan, shprehën interesimin e tyre për projekte të përbashkëta ekonomike në të ardhmen.

Të ngjashme