Ahmeti: Lipjani po bëhet gjithnjë e më atraktiv për investime në biznes

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës së letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës “Freesia” në Lipjan, investim nga Fondacioni “Golden Eagle”.

Në prerjen e shiritit që shënoi nisjen simbolike të prodhimit në këtë fabrikë morën pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani Sadriu; afaristi Shaqir Palushi e kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Kjo fabrikë është e veçantë sepse do të punojnë personat me aftësi të kufizuara, e nga fitimi do të sigurojnë mbështetje financiare dhe humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.

Ai ka theksuar se Lipjani, jo vetem për nga pozita gjegrafike, por edhe për nga ambienti i të bërit biznes, po bëhet gjithnjë e më atraktive për investime në biznes.

Të ngjashme