Ahmeti mban takimin e fundit për këtë vit me qytetarët, numëron sfidat e punët: Janë realizuar rreth 88 projekte

Lipjan | 20 Dhj 2022 | 12:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Lipjanit ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit me qytetarë. Disa nga qytetarët, patën lëvdata, e disa prej tyre patën edhe kërkesa, raporton Ekonomia Online.

Kreu i kësaj komune, Imri Ahmeti tha se afër 88 projekte kanë arritur t’i finalizojnë. Ai shtoi se ndër to janë ndërtimi i dy çerdheve, e dy tjera janë në përfundim e sipër, ndërsa sqaroi se ndërtimi i një shkolle pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Pak më dobët tha janë në investimet kapitale, me ç’rast pohoi se ka ndikuar kriza ekonomike dhe mungesa e Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP)

“Janë realizuar rreth 88 projekte në terren të cilat nuk dua t’i përmend veç e veç, për shkak se ato i dini edhe ju. Dy çerdhe janë lëshuar në funksion, në Sllovi dhe Gadime e dy të reja janë duke vazhduar, është një shkollë në Ribar të Madh e i cili pritet të lëshohet vitin e ardhshëm. Janë kryer asfaltime e rrjete të kanalizimeve dhe jemi në përfundim të cikleve të ndriçimit nëpër fshatra, ku pothuajse një pjesë me ndriçim publik”, tha Ahmeti.

“Problemin më të madh e kemi pasur me funksionim të rrjetit të ujësjellësit dhe me mirëmbajtje të rrjetit të kanalizimeve, dhe kjo ky është një fenomen që të gjithë e dini dhe po vazhdojnë të ballafaqohemi në mungesë të kompetencës ligjore që nuk e kanë komunat por është në domen të ujësjellësit regjional, me të cilin zakonisht kemi telashe me komunikim dhe me mbarëvajtje”, tha tutje Ahmeti.

Disa nga qytetarët, patën lëvdata e kërkesa. Disa kërkuan shtim të mjeteve për subvencionim, e disa rregullim të objekteve shkollore, për të cilën thanë se punimet e kontraktuara nga Ministria e Arsimit nuk janë kryer si duhet.

E Hasan Zejnullahu fermer nga kjo komunë, kërkoi shtim të mjeteve për subvencionim, për të cilat mori mbështetje nga kryetari Ahmeti.

Të ngjashme