Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se në disa lokacione në qytet janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku lut banorët që të largojnë veturat dhe mos të parkojnë në vendpunishte, në të kundërtën thotë se do të konfiskojnë veturat.
” Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte. Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë:
Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar 🚧 në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.
Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.
Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.
Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.