Koalicioni AAK-PSD ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Therandës.
Para simpatizantëve të shumtë plot entuziazëm mungoi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, për shkak të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, nga Theranda përfaqësuesit e koalicionit u shprehën të bindur për fitoren e 6 Tetorit.
Mbështetësve nga Theranda iu është drejtuar kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se Kosova mund të përparojë vetëm nese e ka territorin e plot 100% Kosovë.
Më tej, ai shtoi se koalicioni AAK-PSD nuk ishte marrëveshje për poste, duke thumbuar partitë e tjera.
“Sot po dërgojmë mesazh se të dielën me 6 tetor, nuk jeni duke votuar për Ramushin dhe Shpendin, por për Kosovën”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti, duke ftuar qytetarët që të votojnë për numrin 119.