Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se e kanë marrë lejen për importin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti.
Këto teste kishin mbetur të bllokuara në tërminal doganor qe tre muaj.
“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratorët private”, ka shkruar Ahmeti.