Ahmeti për objektin e ish-Gërmisë: Vetëm pse është e vjetër nuk do të thotë se ka vlerë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi për rrënimin apo jo të objektit të ish- Gërmisë do të merret pas diskutimeve publike që do të organizohen dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente. Aty po synohet të ndërtohet Salla Koncertale e Prishtinës.

Kështu tha kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke shtuar se jo gjithçka që është e vjetër ka vlerë, raporton EkonomiaOnline.

Ahmeti tha se dy vlerat për të cilat është duke u diskutuar se i ka ky objekt, janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më.

“Por unë jam një ithtar i madh i trashëgimisë kulturore por duhet ta diskutojmë se çka nënkupton trashëgimia kulturore sepse nuk mund të jetë çdo gjë që është e vjetër edhe me vlerë. Nuk definohet me vitin e ndërtimit trashëgimia kulturore por definohet se cilat janë vlerat”.

“Deri më tani i kam dëgjuar dy: fasadat e cila është shkatërrua nga ministria kur i kanë qen dritaret nuk doket ajo fasada  që u kanë dhe dy për krejt neve që jena rrit këtu na kujtohen ato shkallët lëvizëse… të cilat as nuk ekzistojnë as që janë në funksion”.

I pari i Prishtinës, më tutje ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së vendimit për këtë objekt.

Ai tha se për investimin 15 milionësh që ka ofruar Bashkimi Evropian, kjo e fundit nuk do të pres gjatë.

“Ta bëjmë një konsistencë nëse po i mbrojmë të gjitha objektet e vjetra por i mbrojmë por nuk definohet trashëgimia me faktin që është ndërtuar me një vit të caktuar. Na nuk jemi institucioni i vetëm që marrim vendime për këtë çështje vendimi nuk është marrë por duhet të merret shpejtë”.

“Kërkesa e Bashkimit Evropian ka qenë që të jetë në qendër nuk është që na presin gjatë dhe nuk është që janë të sigurta”.

Të ngjashme