Ahmeti: Për pesë minuta do të vendosin për katër vjetët e ardhshme

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti  ftoj të gjithë qytetarët të dalin për votim, ngase sipas tij, tha se 5 minuta kohë do të vendosin për katër vitet e ardhshme.

Ahmeti tha se nuk pret incidente, por vullnetin e qytetarëve për të treguar se kemi përparuar në demokraci.

“Sapo përfundova obligimin qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa marrë parasysh referencave partiake”.

“Pesë minuta kohë për katër vite të ardhshme. Deri me tani nuk kemi ndonjë parregullsi, shpresoj të shkoj ashtu siç i ka hije”.

“Mund të them se kemi përparuar shumë në organizimin e zgjedhjeve, nuk presim incidente por presim thjesht vullnetin e qytetarëve për te treguar se kemi përparuar edhe në demokraci”, u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme