Ahmeti për vdekjen e Vokrrit: Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 12:51 | Nga

Pas vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kanë reaguar shumë personalitete të njohura e ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook për Vokrrin ka shkruar se “vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti”.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.

Pusho në paqe Fadil Vokrri!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme