Ish-kryetari i Prishtinës, në emisionin Pressing në T7 ka folur për garën e vjeshtës në kryeqytet. Ai ka thënë se Rama e ka shumë të vëshirë fitoren. Sipas tij, komunikacioni në kryeqytet është problem i jashtëzakonshëm dhe se nuk mund të arsyetohet se u pengua nga qeveria, sepse njerëzve nuk iu intereson.
‘‘Mendoj që Përparimi e ka shumë vështirë me fitu, mendimi jem. Mendoj që ka një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe me trafik. Programet politike nuk t’i fitojnë zgjedhjet, zgjedhjet t’i fitojnë më thënë kështu, në qoftë se mundesh me instalu tek qytetarë atë që ke dashtë me bë. Në zgjedhjet e para kur kam shku unë kam thanë tri sene, autobusat, çerdhet edhe uji. Qato tri sene ju patën kalitë njerëzve në kry. Trafiku është problem i jashtëzakonshëm. Dhe kjo lufta me qeverinë, mundesh me bë një vit dy, me thonë nuk më kanë lanë, por nuk mundesh, se në fund të fundit nuk iu intereson. Çështja është a ke kry punë’’