Kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në vitin 2013.
Ahmeti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, duke thënë se rruga përpara në Prishtinë është e qartë.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në vitin 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.
Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë.