Ahmeti përcjell nga afër investimet në objektet shëndetësore

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar këtë të martë investimet në objektet shëndetësore të kësaj komune.

Ai ka thënë se janë duke i kushtuar rëndësi të madhe shëndetësisë dhe se janë duke punuar sa më shumë në këtë drejtim.

“Sot kam vizituar nga afër përfundimin e investimeve në infrastrukturën e shëndetësisë 🩺 në QMF Janjevë, QMF-së në Gadime dhe AMF-së në Babush. Ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë shëndetësisë duke rregulluar infrastrukturën e objekteve shëndetësore me standarde të larta, me të vetmin qëllim që qytetarëve të këtyre zonave t’u ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore”, ka shkruar ai.

Të ngjashme