Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se OSHP i ka dhënë të drejt Komunës për parkingun nëntokësor. Ahmeti përmes Facebook-ut thotë se parkingu nëntokësor me mbi 500 vend-parkime do të fillojë të ndërtohet këtë vit. “OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani […]
Ahmeti: Sivjet nis ndërtimi i parkingut nëntokësor

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se OSHP i ka dhënë të drejt Komunës për parkingun nëntokësor.
Ahmeti përmes Facebook-ut thotë se parkingu nëntokësor me mbi 500 vend-parkime do të fillojë të ndërtohet këtë vit.
“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë ndërtimin sivjet. Parku sipër do të zgjerohet. #prishtina#parking” shkruan kryetari i Prishtinës.











