Ahmeti: Transparenca është dhe do të jetë parimi i palëkundur i qeverisjes

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se transparenca është dhe do të jetë parimi i palëkundur i qeverisjes së tij.

Duke komentuar Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave të publikuar nga GAP, ai u shpreh i lumtur që Lipjani renditet ndër komunat e para më transparente.

“Vazhdojmë me qeverisjen më të mirë për fitoret e përbashkëta me qytetarët e Lipjanit”, tha Ahmeti.

Postimi i plotë:

Një super lajm këtë mëngjes

Instituti GAP ka publikuar matjen e Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave, në këtë raport Komuna e Lipjanit rendit ndër të parat me transparencë më të lartë. Transparenca është dhe do të jetë parimi jonë i palëkundur. Këtë e dëshmon edhe Indeksi i Transparencës Buxhetore nga Instituti GAP.

Vazhdojmë me qeverisjen më të mirë për fitoret e përbashkëta me qytetarët e Lipjanit.

Të ngjashme