Ahmeti tregon si “e zëvendësoi” Listën Serbe

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari PSD-së, Shpend Ahmeti, ka sqaruar qëndrimin e tij për heqjen e taksës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ahmeti, i cili ka marrë bashkëdrejtimin e bisedimeve me Serbinë, ka treguar se para vendimit për taksën e ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!”

“Edhe sot mendoj që taksa është pak karshi politikave të Serbisë! dashakëqinjtë e shtrembërojnë deklaraten time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë”, ka shkruar Ahmeti.

“Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq”.

“Interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët. Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton”, përfubdon postimi i Shpend Ahmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme