Ahmeti: Xhamia e Çarshisë, prioritet për 2017-ën

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 12:17 | Nga

Lideri i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se restaurimi i Xhamisë së Çarshisë është prioritet për trashëgiminë kulturore në Prishtinë për vitin 2017.

Ndonëse ishin dhënë 500 mijë euro nga Instituti për Mbrojtje të Trashëgimisë për restaurim, Ahmeti ka thënë se ka ende punë për t`u bërë në këtë drejtim.

“Xhamia e Çarshisë ose Xhamia e Gurit është një prej objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Mbi 600 vjet e vjetër, supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1393”,ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

“Në vitin 2010 komuna e Prishtinës i kishte dhënë një shumë prej 500 000 euro Institutit për Mbrojtje të Trashëgimisë për ta restauruar. Por gjatë vizitës që i bëmë xhamisë dje me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë konkluduam se kishte edhe shumë për t’u bërë. Vizatimet origjinale janë zbuluar”, ka shtuar Ahmeti.

“Transferi dhe puna e kryer duhet të hetohen nga organet kompetente por ishte zotim i përbashkët që restaurimi i këtij monumenti të jetë prioritet për trashëgiminë kulturore në Prishtinë sivjet”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme