Ahmeti: Xhamia e Madhe nuk është bllokuar

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 10:17 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se çështja e Xhamisë së Madhe në Prishtinë është çështje e rëndësishme për Prishtinën.

Sipas tij, projekti i kësaj xhamie nuk është bllokuar e as që do të bllokohet.

“Por, sikurse edhe gjithçka tjetër në Komunën e Prishtinës do të trajtohet me sinqeritet, transparencë dhe diskutime. Ky projekt nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë”.

“Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e

Ditë më parë, kryetari Ahmeti në një intervistë dhënë Ekonomia Online, ka thënë se për ndërtimin e Xhamisë së Madhe ka ende shumë procedura. Ai paralajmëron se do të hapet dhe debat publik nëse kjo xhami e ka vendin në Dardani. “Sepse ajo e prek planifikimin urban për këtë lagje komplet”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/shpend-ahmeti-paralajmeron-debat-per-xhamine-e-madhe-bik-ut-po-sos-durimi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme