Ahmeti: Zjarrfikësit nuk kanë nevojë për falënderime simbolike, por për kushte pune dhe trajtim dinjitoz

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i Emergjencave, Tahir Ahmeti ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke thënë se zjarrfikësit çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët, por shpesh harrohen nga ata që duhet t’i mbështesin.

Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar zjarrfikësit nuk kanë nevojë për falënderime simbolike, por për kushte pune dhe trajtim dinjitoz, ashtu siç e meritojnë.

Postimi i tij i plotë:

4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Çdo ditë rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët, por shpesh harrohen nga ata që duhet t’i mbështesin.

Zjarrfikësit nuk kanë nevojë për falënderime simbolike, por për kushte pune dhe trajtim dinjitoz, ashtu siç e meritojnë.

Heshtja institucionale është dështim.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit!

Të ngjashme