Ajri i ndotur ulë jetëgjatësinë deri në dy vjet

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 12:43 | Nga

Ajri i ndotur është duke shkurtuar vitet e jetëgjatësisë në tërë globin, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit kanë gjetur se në Amerikë dhe Britani, jetëgjatësia e dikujt të lindur sot mund të jetë më e shkurtër për disa muaj, megjithatë në vende tjera gjendja është më alarmante.

Në shtetet e prekura më së shumti nga ndotja e ajrit, siç është India apo Egjipti, jetëgjatësia shkurtohet për 1.5 deri në 2 vjet, respektivisht.

Në muajin maj të këtij viti Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte listuar kryeqytetin e Indisë, New Delhi, dhe Kajron e Egjiptit si vendet më të ndotura në botë.

Ky studim është i pari që ka analizuar ndikimin e ajrit të ndotur në jetëgjatësinë e njerëzve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme