Ismail Kadare, një nga zërat më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, është nderuar me një çmim nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Kadaresë, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për Çmimin Nobel, i është dhënë sot Çmimi i Karrierës. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe akademike.
Mësohet se çmimi i akorduar atij do t’i dorëzohet në një ceremoni solemne në Akademinë e Shkencave, që është paralajmëruar për sot.
Çmimet e Akademisë së Shkencave:
Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare
Çmimi për studiuesin më të suksesshëm– Grupi i studiuesve rusë Aleksandar Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova,
Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.
Çmimi Çabej – Kolec Topalli për fjalorin etimologjik të shqipes.
Çmimi Radovicka – Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprënj Hortikultura.