Akademia s’i pranon mjekët

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 09:33 | Nga

Në grupin shkencor kanë kaluar tre kandidatë që do të votohen për të qenë kandidatë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Mjekët që kanë synuar titullin e akademikut janë përjashtuar nga gara.

Asnjëri nga kandidatët e Fakultetit të Mjekësisë që kanë synuar të marrin titullin e “Akademikut” nuk do të votohen në Kuvendin që do të mbahet pas tri javësh.

Këtë informacion e ka marrë gazeta “Zëri” nga burimet e besueshme brenda Akademisë, në të cilën anëtarët e Komisionit Vlerësues për Departamentin e Shkencave u kanë dhënë besimin tre kandidatëve të drejtimeve të tjera.

Në kuadër të shkencave kanë qenë 14 kandidatë prej të cilëve vetëm 3 kanë kaluar për votim në Kuvendin e Akademisë, që do të mbahet më 21 dhjetor 2016.

“3 kandidatët që kanë kaluar janë nga shkencat teknike, bujqësore dhe nga ato matematiko-natyrore. Bëhet fjalë për profesorin Fetah Podvorica, Shukri Fetahun dhe Myzafere Limanin”, ka thënë burimi.

Të ngjashme