Akademikët flasin për të ardhmen politike të shqiptarëve, Qosja: Çështja kombëtare shqiptare është pjesërisht e zgjidhur

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:49 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave – Tiranë, organizuan tryezën shkencore “E ardhmja politike e shqiptarëve”.

Në fillim të kësaj tryeze u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republika së Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.

Akademik Rexhep Qosja tha se e ardhmja politike shqiptare është një pemë e madhe.

Ai tha se të merresh me të ardhmen politike të kohës sonë do të thotë të merresh me çështjen e sotme kombëtare shqiptare.

“Çështja kombëtare shqiptare është pjesërisht e zgjidhur”, deklaroi Qosja.

Shembull më dhembjesjellës sipas tij, është shpopullimi i Plavës së Gucisë.

Ai e vlerësoi si mjaftë të rëndësishëm punësimin e të rinjve.

Qosja tha se krijimi i një akademie të përbashkët me Shqipërinë do të ishte shumë i nevojshëm e se do të ngritej shkalla e komunikimit me botën.

Akademik Qosja tha se përfaqësues të diasporës duhet t’i inkuadrojmë në institucione shtetërore siç bëri Vetëvendosja.

“Kultura shqiptare quhet kulturë njëideore.”

Tutje Qosja tha se Islamofobia është e shfaqur, por si duket shfaqet më shumë në Shqipëri.

“E ardhmja politike shqiptare mund të mbetet si e sotmja.”

Agim Vinca, nënkryetar i ASHASH-së e paraqiti si shqetësuese që udhëheqësit në Prishtinë dhe Tiranë nuk po bëjmë për çështjen kombëtare.

Prof.Dr Ksenofon Krisafi, President i “Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave” , jurist dhe Diplomat tha se çështja e të ardhmës politike të shqiptarëve është madhore.

“Shqipëria e Ismail Qemalit ishte shtet edhe pse s’kishte kufij.”

Kristafi tha se kryeministrat e dy vendeve u shprehën pro bashkimit në rast të referendumit, dhe shprehja e qëndrimit të tyre ishte në aspektin institucional dhe jo individual.

Të ngjashme