AKB: Maqedonia po e humb garën me Serbinë për tregun e Kosovës

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 15:19 | Nga

Janë shpallur Top 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku janë ndarë edhe çmimet. Top kompania më e shukseshme për vitin 2016 është shpallur kompania Neptun, e cila merret me tregti të pajisjeve shtëpiake, e dyta është shpallur Dauti Komerc, e treta Bastuti Fruti, pastaj Kipper, Pofix, Trimi, Alma-M, Instalacija, Prince Enterprajs dhe e dhjeta kompani u shpall Univerzal Comerc.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Kosova vazhdon të mbetet një treg i favorshëm për biznesin maqedonas dhe bizneset nga ky vend duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi tregut të Kosovës. Kosova vazhdon të ofroj mundësi të shumta për investime dhe politika të favorshme për bërie të biznesit.

“Maqedonia po e humb garën me Serbinë për tregun e Kosovës dita ditës dhe nuk po i përballon dot konkurrencës së ashpër nga Serbia. Do të ishte mirë sikur prodhimet e juaja të zëvendësohen me ato të Kosovës e jo që ju top 100 bizneset më të sukseshme po ua lejoni hapësirën prodhimeve serbe”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi, se Kosova e Maqedonia kanë marrëdhënie të mira ekonomike e diplomatike, të cilat duhet të shërbejnë edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare në të dy anët e që arsyeton invetsimet e autostradës “Arbër Xhaferi”, e cila po kushton qindra miliona euro në të mirë të të dy shteteve, por fuqia e juaj po humb në tregun e Kosovës dhe nuk po mundeni t’i përballoni konkurrencës së prodhimeve serbe dhe kjo është shqetësim për të dy shtetet.

Sipas tij prandaj duhet që sa më shpejt të krijohen koorporata të fuqishme të përbashkëta në mënyrë që t’i konkurrojmë me prodhimet tona edhe kësaj konkurrence e cila nuk është e pa kapërcyeshme.

“Bizneset janë sikur ujë që lëvizë aty ku është më së lehti dhe aty ku është më shkurt. Prishtina dhe Shkupi kanë një disancë rreth 80 kilometra dhe kjo është e mirë në krahasim me largësinë që ka Shkupi e Prishtina me Beogradin e që është mbi 300 kilometra”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Nebi Hoxha, kryetar i Odë Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, tha se vazhdojnë të ndjekin e analizojnë lëvizjet e bizneseve shqiptare në vend, duke prezantuar për të gjashtën herë top 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni.

“Profesionalizmi, paanshmëria, jopolitizimi dhe vrojtimi i çështjeve me një dozë të lartë të pragmatizmit na bënë të veçantë në rrugëtimin tonë deri këtu, në mundin për të përmirësuar klimën e biznesit drejt misionit tonë që është fuqizimi i biznesit”, tha Hoxha.

Sipas tij duke qenë dëshmitarë të krizës ekonomike e politike që po mbizotron në vend, vështirësia në arritjen e mjeteve financiare paraqet problemin kryesor të shumë bizneseve, të cilët gjatë vitit janë ballafaquar me kërkesë të ulët, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëëm.

“Edhe për kundër kësaj shumica e kompanive të ranguara në top 100, kanë arritur të mbajnë pozitat e tyre në mesin e 100 më të mirëve. OEMVP-së, do të vazhdoi të punoi në rritjen e zhvillimit të mjeditit të volitshëm të të bërit biznes, krijimin e kushteve që do gjejnë vendin e duhur në politikat zhvillimore të vendit”, tha kryetari.

Sipas tij biznesi kërkon lehtësira e situatë politike stabile dhe një infrastruktuë të zhvilluar me fqinjtë. Duhet rritur bashkëpunimi me të gjithë akterët për krijimin e politikave për një të ardhme më të mirë për qytetarët, më shpresë që vitin 2017 të shënohen suksese akoma më të mëdha.

Driton Kuçi, ministër Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë, tha se është një ditë e rëndësishme prezantimi për të gjashtën herë të top 100 kompanive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

Sipas tij politikat e mira kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbuliim më të madh të importit me eksport. Vitin e ardhsëm do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind.

Ai përgëzoi top 100 komppanitë më të mëdha dhe më të suksesshme duke shpresuar në zhvillime dhe rezultate të shkëlqyera vitin e ardhshëm dhe të tejkalohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme